Himara 1928” është ndërtuar në zemër te qyteti të Himarës, në jug të Shqipërisë,
me pamje spektakolare të bukurisë bregdetare Joniane.
Godina e “Himara 1928”, hapi dyert e saj si biznesi i pare në qytetin e Himarës, nga Z. Aristidh
Goroi I-rë.
. "Himara 1928", shërbeu si një vend për
të plotësuar nevojat e komunitetit, ishte vendi ku stër-stër-gjyshi i familjes së kohëve të sotme,
ngriti themelet e këtij biznesi,
që me plot kuptimin e fjalës, do të sfidonte kohën, historinë e bashkë me të dhe problematikat e
saj, nën gjurmët e lëna të pas Luftës së pare Botërore.
Që prej atëherë,
ky vend ka vazhduar të jetë një pike referimi për të gjithë ata që duan të shijojnë një përvojë të
veçantë në një destinacion që padyshim përfaqëson thelbin e
Himarës autoktone.
E kaluara përthehet në disa dëshmi të shoqëruara me fotografinë muret e ambjenteve të brendshme,të cilat flasin për zhvillimin, mikëpritjen, mbledhje treformuese agrare, feudale, kapitaliste, tëcilat pa dyshim kanë ndikuar në përmirësimin e shërbimit ndaj komunitetit. Ndër to mund të përmendim zhvillimin e karnavaleve të organizuara në qytetin e Himarës në ambjentet e jashtme të “Himara 1928”, ku ne vitin 1936 apovizita e mbretit Z. Zogu i Parë i shoqëruar nga bashkëshortja Geraldin dhe motra e tij, së bashku me deligacionin qeveritarë në mbledhjet me komunitetin vendas.
Biznesi kaloi në gjeneratën e II-të, të familjes, Z. Stefo dhe Z. Zaharia Goro, të cilët vazhduan traditën dhe drejtimin e “Himara 1928”, deri në vitet 1945-të ku biznesi arriti kulmin e vet. Me anijen e tyre, vëllezërit Goro, kryenin furnizime të produkteve cilësore nga ishulli i Korfuzit dhe Venecia, drejt qytetit të Himarës. Midis viteve 1945-të deri në fillim të viteve 1990-të, Shqipëria u gjunjëzua nën regjimin diktaktorial-komunist, i cili solli pasoja në mbylljen e çdo biznesi privat, nga ku as "Himara 1928” nuk mundi dot t’ishpëtonte. Në këtë periudhë 45 vjeçare, ambjentet u konfiskuan nga regjimi vendas duke u kthyer në stacion policor nën pretendimin e ruajtes së stabilitetit dhe sigurisë vendase ndaj armikut imagjinar. Kjo ishte një periudhë shumë e vështirë për familjen Goro. Duke qënë tregtar ata u quajtën “kulak” nga regjimi, dhe hoqën nje kalvar me vuajtje që i shkatërruan ekonomikisht dhe moralisht.
Pas rënjes së regjimit komunist, në fillimet e vitieve 1990-të, ishte Z. Aristi dhe Goroi II-të, nga
brezii III-të, që mori iniciativën
për rihapjen e ambjenteve duke ndjekur traditën familjare të paraardhësëve të tij, për të nderuar
origjinën dhe shërbimin e sinqertë,
autentik. Visioni i tij ishte të rikrijonte një ambjentë të ri me stilin mesdhetar. Me punimet e
ambjenteve
me gurë dhe prej druri origjinalë, të dyerve dritareve dhe mobiljeve arreduese, sollën rikrijimin
dhe ruajten e ambjenteve
të ristrukturuara duke u zgjeruar deri në ditët e sotme.
“Himara1928” u ringrit fuqishëm falë punës the përkushtimit të familjes Goro, duke u kthyer sërisht
në një vend mikpritës për shumë vendas
dhe të huaj, për të shijuar kuzhinën autentike të rajonit me pamjen piktoreske të plazhit të
Himarës. Gjatë kësaj kohe, shërbimi u përqëndrua
me së shumti në përsosmërinë e kulinarinsë së tij, i cili arriti të krijojë një reputacion të lartë
për shërbimin e shkëlqyer dhe ushqimet e freskëta bregdetare.
Ëmbëlsirat e Znj.Vangjelo, ishin me shije të hollë e delikate, me plot origjinalitet, nga ku vendosi
themelet e pastiçerisë së pare në Himarë,
e cila i shërbeu gjithë bregdetit.
Drejtuesit e rinj e morën drejtimin e biznesit në vitin 2002-të, Z.Niko Goro së bashku me bashkëshorten e tij, të specializuar në botën e hoteleri-turizmit, bën që tradita, trashëgimia dhe origjinaliteti i tyre vizionar,të ndihet edhe sot. Dy të rinjtë apasionuar, me përkushtim e devotshmëri, me sakrifica e të palodhur ndaj punës së tyre, risollën zgjerimin dhe përsosmërin e shërbimeve dhe ambjenteve të ofruara, e reflektuar tek klientet besnik ndër vite. Ata e donin natyrën e pavarur dhe kulturën unike në çdo shërbim të ofruar. Në këtë periudhë biznesi u zgjerua me dy godina të reja, “Hotel Himara 28” dhe “Vila Goro”, duke mirëpritur me dyer hapur pushues nga e gjithë bota.
“Ajo që e lidh larmishmërin e biznesve nuk është të jesh i njëjtë, portë kremtosh individualitetin me një vision të përbashkët, duke i ofruar klientëve përvojat më të mira. Në ambjentet tona familjare, ne nuk jem i thjesht miqësorë me familjen, por jemi të përqendruar te familja, shoqëria, stafi dhe komuniteti vendas dhe i huaj.” – ky ishte misionii tyre në zbatimin e plan-biznesit.
Në 2018-ën, drejtimin e biznesit e mori gjenerata e V-të, trashgimtarët e familjes duke ruajtur themelet dhe vendin e kujtimevetë mrekullueshme familjare, për të ofruar cilësinë e lartë me autenticitetin unik në botën e turizmit. Pronarët e rinjë sollën një ndyrshim në emrin e mire të tij, “Himara 1928” u vendos të quhej “Himara 28”.
Sot, “Himara 28" vazhdon të jetë një oaz shumëngjyrësh, ju fton të shëtisni
brenda saj për të
zbuluar një ndër përvojat më të bukura të jetës tuaj.